Një punëtor sot ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:16 në lagjen Dardania, në Pejë.
Siç tha Gashi, punëtori ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën.
“Rreth orës 10:16 policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/