Telegrafi

Rrustemi: Në zgjedhjet për kryetar të VV-së, morën pjesë 10 mijë e 606 anëtarë

Përfaqësuesi i i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Adnan Rrustemi, duke treguar për procesin e djeshëm zgjedhor brenda këtij subjekti, duke theksuar se ka një përmirësim të dukshëm në krahasim me zgjedhjet paraprake për kryetar në vitin 2015.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nga numri total i anëtarëve të VV-së, është rritur me 60 për qind, derisa i atyre qe kanë votuar  është rritur gati 100 për qind.

Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë 10 mijë e 606 anëtarë nga 31 mijë e 550 anëtarë, ku përqindje është 33 për qind e atyre që kishin të drejtë vote.

“Këto shifra shënojnë rekorde në pjesëmarrje. Procesi më i mirë në zgjedhjet e brendshme ka nevojë të bëhen përmirësime pa dyshim, por tash VV ka arritur të konsolidohet si një parti evropiane”, ka shtuar Rrustemi.

Dje, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është zgjedhur kryetari i ri i opozitës kosovare, Partisë Lëvizja Vetëvendosje. Kurti ishte i vetmi kandidat për kryetar në zgjedhjet e mbajtura dje në të gjitha degët e kësaj partie në Kosovë dhe jashtë saj. /Telegrafi/