Donat Rrudhani mund të largohet nga Young Boysi vetëm pas një viti qëndrim në kryeqytetin zviceran.
Mesfushori kosovar ka pasur paraqitje shumë të mira me fanellën verdhezi, ku ka fituar edhe kampionatin zviceran dhe Kupën.
Anësori këmbëshpejtë ka luajtur në total 35 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar gjashtë asistime.
E ardhmja e Rrudhanit mund të jetë në Gjermani, ku dy skuadra kanë shprehur interesim për të.
Skuadra elitare gjermane Borussia Moenchegladbach ka shprehur interesim për të, derisa edhe Schalke 04 gjithashtu po e monitoron situatën e tij.
24-vjeçari nga Kamenica mund ta bëj hapin e madh në karrierë derisa ai gjithmonë ka deklaruar se ëndërron një ditë të luaj në futbollin gjerman.
Young Boys mund ta lë të lirë reprezentuesin kosovar nëse vije ndonjë ofertë rreth dy milionë euro. /Telegrafi/