Telegrafi

Rrotullohet Ferrari dhe bie sipër një Golfi (Foto)

Në Hangzhou të Kinës, shoferi e ka humbur kontrollin e Ferrarit që po e voziste dhe është përplasur për mbrojtëset e rrugës.

Kjo ka bërë që vetura luksoze që kushton mbi gjysmë milioni euro, të rrotullohet dhe të bie sipër veturës Golf të parkuar në afërsi, transmeton Telegrafi.

“E tëra ndodhi brenda një sekonde”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.

Për fat të mirë, shoferi ka shpëtuar me lëndime të lehta, ndërsa Ferrari 458 është kthyer në metal skrapi. /Telegrafi/