Site icon Telegrafi

Rrokulliset me traktor, ndërron jetë rrugës për spital

Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prizrenit ka pranuar informatën se rreth orës 20:00 nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.

Sipas PK-së,  viktima R. K. 60 vjeçar thuhet të këtë ndërruar jetë në rrugë për në urgjencë.

“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Exit mobile version