Një veturë është rrokullisur në fshatin Rashiq të Pejës.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth rastit, dhe është në pritje të një përgjigje.
Policia e Kosovës, më herët u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes pasi që rrugët mund të jenë më ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezent në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhej në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/