Telegrafi

Rrokulliset një veturë në Budakovë të Suharekës, lëndohen dy persona

Një vetaksident ka ndodhur në Budakovë të Suharekës.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se zjarrfikësit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë.

Sipas pamjeve vetura është rrotulluar, ku edhe ka përfunduar jashtë rrugës.

“Rreth ores 11:40 min ka ndodhur një vet-aksident në Budakovë ku kanë mbetur të lënduar 2 persona, intervenimi shpejt nga zjarrfikësit shpëtuan 2 persona ku kishin mbetur te mbyllur në veturë”, thuhet në njoftim.