Telegrafi

Rrokulliset një kamion në Pejë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri kanë marr lëndime trupore pasi janë rrokullisur në rreth rrotullim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:30, në Pejë.

Siç thuhet në raport, drejtuesi i automjetit dyshohet se për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë rrokulliset në rreth rrotullim.

Tutje në raport thuhet se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ku më pas janë liruar.

“Është shkaktuar një vet-aksident trafiku me lëndime dhe me dëme materiale, në këtë aksident ka qenë i përfshirë një kamion. Drejtuesi i automjetit mashkull kosovar dyshohet se për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë rrokulliset në rreth rrotullim. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar vet drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri tij mashkull kosovar. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe pas trajtimit  janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/