Telegrafi

Rrobat nga Noizy, Xhuli Nura ‘përplaset’ me Stresin në spektakël: Vetëm ky e ka ditur historinë nga jashtë

Në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova ka qenë i përfshirë edhe reperi Noizy.

Kjo nisi nga disa rroba që rap-artisti i njohur i dërgoi nga linja e tij për Stresin, por që Xhuli mendoi që kishin shkuar për të.

Me këtë rast u bë një ‘prank’ nga Mbresa dhe Stresi me qëllim të provokimit të bukuroshes nga Drenica.

Ajo ra në grackën e tyre, duke reaguar mbi rrobat e ardhura në shtëpi, pasi thuhet se me Noizyn ka pasur një njohje nga jashtë.

Lexo po ashtu E goditi me shuplakë në të pasme - Stresi i kërkon falje publike Xhuli Nurës

E në këtë rast, Mbresa tha se po ndihet e shfrytëzuar pasi Stresi dhe Xhuli luajnë disa role.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tutje i bëri thirrje Noizyt që të dërgojë më shumë rroba, pasi po zihen të gjithë për të.

Sa i përket Xhulit, siç ka lënë të kuptohet ka qenë në njohje e sipër me Rigels Rajkun (emri i vërtetë) nga jashtë. /Telegrafi/