Kjo hapësirë, duket se fshehë teknologji teknologjinë e avancuar për të cilët ka paralajmëruar Google.
Në rrjedhjen e imazheve që e tregojnë dukjen e ekranit të Pixel 4, vërehet pjesa sipërme e kornizës që është mjaft e gjerë, gjë që edhe pritej të ishte, transmeton Telegrafi.
Krahasuar me telefonat rival si Galaxy S10 Plus dhe OnePlus 7 Pro, korniza që ka edhe një shtresë në pjesën e poshtme, ka madhësi shumë të mëdha. Shtresa e sipërme do të mbulojë kamerën për selfie, si dhe sensorin që mundëson hapjen e telefonit, duke identifikuar përdoruesin.
Besohet se kjo hapësirë, do të shërbeje edhe për një teknologji të re të ndjeshmërisë ndaj lëvizjeve të quajtur Project Coli, që përdorë radarë për të identifikuar lëvizjet e ndryshme.
Madhësia e pjesës së sipërme, lë të kuptohet se Pixel 4 i nevojiten sensor mjaft të mëdhenj që të kryejnë këtë funksion. /Telegrafi/
The oval opening of the Pixel 4 Series front panel means that the Google Pixel 4 Series will be groundbreaking and new and worth looking forward to. pic.twitter.com/9Pg9bGcWrs
— Ice universe (@UniverseIce) July 20, 2019