Telegrafi

Rrjedh ilegalisht në internet bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me Kanye West

Dua Lipa bashkëpunoi me Kanye West në një këngë që tashmë ka rrjedhur ilegalisht në internet.

Kanye, 43 vjeç, i cili ka drejtuar fushatën e tij presidenciale, regjistroi këngën me titull “Law Of Attraction” në bashkëpunim me artisten nga Kosova, për albumin e tij “Yandhi”, e cila më vonë u hoq, shkruan DailyMail.

“Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye-t kur ishte më e re dhe e konsideronte veten një fanse të madhe të tij”, tha një burim i brendshëm për The Sun.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 25 vjeçare, thuhet se ishte ‘e entuziazmuar’ që kishte punuar në studio me Kanye-n ‘sepse ishte një përvojë e vërtetë’.

Sidoqoftë ‘koncepti i tërë kishte ndryshuar’ nga koha e publikimit të albumit, tha burimi i brendshëm për The Sun.

Në video ne publikuar në YouTube, ku kënga e dyshes rrjedh ilegalisht, Dua paraqitet duke thënë përgjatë këngës: “Ligji i tërheqjes, do të thotë që kam humbur pasionin. Do të thotë se kam marrë atë që kam kërkuar, pikërisht atë që kam kërkuar”.

Dua gjithashtu në pak ditë do të publikojë këngën e saj më të re “Fever” me këngëtaren belge, Angèle. /Telegrafi/