Telegrafi

Rrjedh fotot e Volvo V90 karavan

Ka rrjedhur një fotografi e Volvo V90 karavan në internet, para lansimit të tij zyrtar, që pritet të ndodhë në panairin e veturave në Gjenevë, i cili mbahet në mars.

Fotografia mendohet të jetë zyrtare, në të cilën shihet një veturë e bukur familjare, ndërsa ka ngjashmëri me V90 sedan, ku edhe është i bazuar, transmeton koha.net.

Vetura duket se ka hapësirë të mjaftueshme nga brenda. Ndërsa do të ndërtohet në platformën SPA, e cila ofron disa opsione të motorëve të cilët janë: T8 Twin hibrid, D4 dhe D5 dizel.

Volvo ende nuk ka dhënë një datë zyrtare për lansimin e veturës, por ata pritet që këtë veturë ta prezantojnë në panairin e veturave në Gjenevë.