Telegrafi

Rritet oferta për Icardin

Napoli ka bërë dhe ofertën e tretë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Pas largimit të Higuain skuadra e Napolit janë në panik dhe dëshirojnë të arrijnë sa më parë marrëveshje me një sulmues të madh.

Mediat holandeze shkruajnë se skuadra ka arritur marrëveshje me Ajaxin për sulmuesin Arkaduisz Milik në vlerë prej 35 milionë euro.

Por tashëm flitet edhe për një ofertë të re drejtuar Icardit.

Napolitanët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro, por edhe ta fusin në marrëveshje sulmuesin italian Manolo Gabbiadini, nëse Interi është i interesuar. /Telegrafi/