Site icon Telegrafi

Rritet numri i viktimave pas tërmetit të fuqishëm në Marok

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Marok ka shkuar në 1,305, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Në anën tjetër 1,832 persona kanë pësuar lëndime, nga 1,204 sa ishte raportuar shifra gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Si maten tërmetet?

Rreth 1,220 prej tyre janë në gjendje kritike.

https://www.youtube.com/watch?v=BXxdESqRwmE&ab_channel=OnDemandNews

Një shtetas francez është në mesin e të vdekurve, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Viktima, emri i të cilit nuk u bë i ditur, vdiq nga një atak kardiak gjatë tërmetit.

Lexo po ashtu Çfarë dimë për tërmetin në Marok dhe a është përballur vendi me dukuri të shumta të këtij lloji më parë?

Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet derisa kërkimi po vazhdon në zonat e thella të goditura rëndë.

Tërmeti i së premtes vonë në Marok kishte një shkallë prej 6.8 derisa u përcoll edhe me një pasgoditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.

Epiqendra ishte në një zonë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik. /Telegrafi/

Exit mobile version