Site icon Telegrafi

Rritet numri i viktimave në rrugën Shkup-Tetovë, 10 të vdekur nga aksidenti tragjik

Shkon në 10 numri i viktimave në aksidentin tragjik, njofton Alsat-M. Policia ka filluar ekspertizën për të konfirmuar shkaqet. Autobusi ka qarkulluar nga Shkupi për në Tetovë dhe në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hendek. Ky raportohet të jetë shkaku i viktimave.

Lexo po ashtu Filipçe: Numri i viktimave shkon në 13 (Video)

Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aksidenti tragjik – Llaskarcë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu më herët tha se deri para gjysmë  ore (ora 19:00) janë numëruar 8 viktima.

Të aksidentuarit transportohen për në spital edhe me helikopterë.

Exit mobile version