Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Greqisë (BPG), turistët nga Bullgaria dhe Maqedonia janë më të shumtë në Greqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shifrat e BPG-së tregojnë se në Greqi kanë shkuar rreth 3 milion turistë nga Maqedonia, që është një rritje e madhe, krahasuar me vitin 2013, kur numri i turistëve nga Maqedonia ishte 1.65 milion.
Analizat tregojnë se turistët e Maqedonisë qëndrojnë disa ditë në Greqi dhe kthehen, si edhe harxhojnë shumë më pakë se turistët e vendeve tjera, mesatarisht 82 euro për një udhëtim./Telegrafi/