Rusia edhe sot ka vazhduar me bombardimet e saja në zonat e banueshme në Ukrainë.
Rusët së fundit kanë sulmuar qytetin e Poltavas, ku deri më tani janë raportuar 51 të vdekur dhe 206 të plagosur.
Sipas raportimeve paraprake, ushtria ruse nisi sulme balistike në ndërtesën e Institutit të Komunikimeve dhe një spital aty pranë, shkruan skynews.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para në rrjetet sociale teksa shihen ndërtesa të shkatërruar dhe njerëz të frikësuar.
Sulmi llogaritet të jetë një prej më vdekjeprurësve që kanë kryer forcat ruse që kur nisi lufta në shkurt të vitit 2022.
Ndryshe, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase po ashtu raportoi se një e katërta e betejave me forcat ruse në 24 orët e fundit janë zhvilluar në lindje të shtetit, afër qytetit strategjik Pokrovsk, në rajonin e Donetskut. /Telegrafi/
Occupiers attacked Poltava: 41 people killed, more than 180 wounded
According to preliminary reports, the Russian army launched ballistic strikes on the building of the Institute of Communications and a nearby hospital. pic.twitter.com/XnHV3xhDKP
— NEXTA (@nexta_tv) September 3, 2024
BREAKING: Ukrainian President Zelenskyy confirmed the strike on Poltava
“According to the information available now, two ballistic missiles. The hit hit the territory of the educational institution and a neighboring hospital. One of the buildings of the Institute of… pic.twitter.com/WhQN471ijF
— NEXTA (@nexta_tv) September 3, 2024