Site icon Telegrafi

Rritet numri i të vrarëve në Gaza

Protestat në pikën që njihet si ndarëse mes Palestinës dhe Izraelit po vazhdojnë. Numri palestinezëve të vrarë po rritet ashtu si tensionet ndërkombëtare.

Protesta anembanë në qytete të botës janë mbajtur duke shënuar Nakbën apo ditën kur Izreali i njoh zyrtarisht si shtet më 15 maj 1948.

Protesta e së martës në Gaza të Palestinës la të vrarë më shumë se 60 palestinezë të cilët u vranë nga forcat ushtarake izraelitë, pasi që u mblodhën pranë kufirit me Izraelin në Gaza.

Palestinezët në enklavë kishin protestuar për disa javë, duke kërkuar që refugjatëve palestinezë t’u jepej e drejta për t’u kthyer në vendet e tyre të stërgjyshërve.

Rreth 70 për qind e popullsisë së Gazës, e vlerësuar në dy milionë, janë refugjatë ose pasardhës të refugjatëve. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version