Telegrafi

Rritet numri të prekurve me Ebola në Kongo, mjekëve iu pamundësohet intervenimi në disa zona (Foto)

Rishfaqja e sëmundjës së Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ka prekur reth 2,000 banorë, ndërsa pamundësia e intervenimit në zonat e udhëhequr nga forcat guerile, e pamundëson mjekimin e duhur.

Të dhënat nga ministria shëndetësore e këtij shteti Afrikan, tregojnë se që kur është përhapur ka prekur 2,008 persona, që kur u përhap në gushtin e muajit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Raportet e fundit, erdhën gjatë javës së kaluar kur zyrtarët shëndetësorë, njoftuan se sëmundja është duke bërë spirale të daljes nga kontrolli.

Mjekët janë duke bërë përpjekje ta parandalojnë sëmundjen, që është përhapja e dytë më e madhe në histori, si pasojë e përhapjes që ndodhi më 2014 në Afrikën Perëndimore.

Me gjithë përpjekjet, mjekët e kanë të pamundur të shkojnë në disa zona, ku udhëheqin njësitet guerile. Ata po mendojnë se rasti i Ebolas, është një teori konspirative kundër tyre, vetëm për t’ju afruar më shumë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur s gjatë këtij viti janë sulmuar 120 punonjës shëndetësorë, disa prej tyre kanë vdekur, ndërsa të tjerë kanë marrë pasoja për jetë.

Mungesa e intervenimit në disa zona dhe shërimit të atyre që janë prekur, vetëm sa e rritë pamundësinë e shërimit, derisa përhapja bëhet shumë shpejtë. /Telegrafi/