Telegrafi

Rritet numri i skuadrave të mëdha që duan transferimin e Arthur Vermeeren

Arthur Vermeeren është shpresa e madhe e futbollit belg dhe ai ka dy vite që po shkëlqen me ekipin e parë të Royal Antwerp.

Mesfushori qendror ka pasur paraqitje fantastike me ‘Djajtë e Kuq’ belg, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Barcelona prej kohësh po e ndjek lojtarin dhe tanimë ka pasur bisedime me Antwerpin gjatë dy ndeshjeve me klubin belg në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Arsenali i bashkohet top skuadrave në garë për Arthur Vermeeren

Por përveç gjigantit katalunas, Vermeeren po kërkohet edhe nga skuadrat e mëdha angleze si Arsenal, Man City, Man Utd, Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e talentit belg janë futur edhe Bayern Munich dhe Juventus.

Lexo po ashtu Arsenali parakalon Barcelonën në garën për të nënshkruar me talentin 18-vjeçar belg

Antwerp nuk e ka ndërmend ta ndalë yllin e ri, por për ta lënë të lirë synon që të fitojë mbi 25 milionë euro nga largimi i tij.

18-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/