Çmimet e naftës u rritën pasi forcat amerikane dhe britanike filluan sulmet ndaj rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen, dhe pas një sërë sulmesh prej tyre në anije në Detin e Kuq, raporton Reuters.
Kjo ka nxitur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në rajonin e pasur me naftë, transmeton Telegrafi.
Çmimet globale të naftës u rritën me më shumë se 1 për qind të premten pasi përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme nxiti shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit.
Nafta e papërpunuar amerikane Brent aktualisht tregtohet me 78.77 dollarë për fuçi, me një rritje prej 1 për qind, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 73.58 dollarë për fuçi, me rritje 1,02 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme.
Ndjenja e tregut ndikohet gjithashtu nga ulja e çmimeve në Arabinë Saudite si dhe rritja e prodhimit në vendet e OPEC-ut. Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë mbi Houthi-t përfaqësojnë përshkallëzimin më dramatik të konfliktit në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.