Site icon Telegrafi

Rripi lidhës për fëmijët mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre

(Foto: Getty Images)

Që nga shfaqja e rripit lidhës për fëmijë, prindërit kanë opionine të ndara: ata që e konsiderojnë shumë të dobishëm në mënyrë që të vegjlit të mos humbasin mes turmës dhe ata që mendojnë se lidhësi duhet të përdoret vetëm për qentë.

Megjithatë, sipas ekspertëve, prindërit duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të siguruar fëmijët, por jo për faktin se zinxhirët dhe rripat janë të destinuar për qentë.

“E kuptoj, kam katër fëmijë dhe disa prej tyre janë energjikë. Dhe ndonjëherë ishte e vështirë për mua t’i mbaja të gjithë afër”, ka thënë Dr. Neal Horen, drejtor i Qendrës për Fëmijët dhe Zhvillimin Njerëzor në Universitetin Georgetown.

Lexo po ashtu Pse nuk duhet t’u jepni para fëmijëve për kryerjen e punëve në shtëpi

Por, ai shton se fëmijët mund ta interpretojnë si një formë agresioni faktin që janë të lidhur me prindërit e tyre me zinxhir ose rrip.

“Për një fëmijë, tërheqja e lidhësit kur ai endet shumë larg, konsiderohet si një goditje. Për të mos përmendur se nëse aksidentalisht e tërheq shumë fort zinxhirin, fëmija juaj mund të humbasë ekuilibrin dhe të lëndohet. Dhe nëse zinxhiri mbështillet rreth qafës së tij, mund të jetë një rrezik për mbytje”.

“Përdorimi i një lidhësi për fëmijë në praktikë mund të humbasë qëllimin e vet fillestar për mbrojtjen e fëmijës dhe të kthehet në një luftë për pushtet midis fëmijës dhe prindit. Nëse e tërhiqni fëmijën tuaj në zinxhir, fëmija mund të hidhërohet se jeni fizikisht agresiv”, ka theksuar eksperti.

Lexo po ashtu Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

Më e rëndësishmja, parzmoret e bebeve në fakt nuk i mësojnë asgjë fëmijës suaj. Kur ne po rrisim fëmijët tanë – thotë Horen – jemi gjithmonë në kërkim të mundësive për t’ua mësuar atyre aftësitë e jetës.

“Nuk jam plotësisht i sigurt se si lidhësi i ndihmon ata të mësojnë ndonjë nga ato aftësi. T’i mësosh fëmijët të qëndrojnë afër dhe të mos ikin, u tregon atyre se si të kontrollojnë impulset e tyre kur shohin diçka që u duket interesante. Nga ana tjetër, një zinxhir mund t’i frenonte në kuptimin metafizik, përveç në kuptimin e mirëfilltë”, ka shpjeguar tutje.

Gjithashtu, lidhësi i dërgon një mesazh negativ fëmijës që mund ta dëmtojë vetëvlerësimin e tij. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dëshira e adoleshentëve është që të rriturit t’i kuptojnë
Exit mobile version