Telegrafi

Rrihen tre persona mes vete në Pejë, dy prej tyre bëhen për spital

Foto: Ilustrim

Tre persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, e si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:50 në fshatin Vitomiricë, në Pejë.

Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë marr tretman mjekësor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj  kosovarë dhe si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtimi mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/