Telegrafi

Rrihen pesë të mitur mes vete në Pejë

Foto: Ilustrim

Dy persona (të mitur) janë rrahur me tre të tjerë në Vitomiricë tëPejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 13:30 në fshatin Vitomiricë, në Pejë.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, janë rrahur me tre viktima meshkuj kosovarë të mitur. Të dyshuarit dhe viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/