Site icon Telegrafi

Rrihen dy persona për çështje të pronës në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat .

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin për media.

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version