Telegrafi

Rrihen mes vete vëllezërit, Policia i dërgon në mbajtje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy vëllezër pasi janë rrahur mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 01:45 në Rahovec.

Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.  /Telegrafi/