Site icon Telegrafi

Rrihen mes vete disa femra në Prishtinë

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme (e martë) mes  disa femrave në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Sipas një video që ka siguruar Telegrafi dhe e cila është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shihen pesë femra të ndara në dy grupe të cilat përleshen fizikisht mes vete.

Mirëpo, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj përleshje mes këtyre femrave.

Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktoj me zyrtarë të Policisë së Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/

Exit mobile version