Site icon Telegrafi

Rrihen dy persona në vendin e punës në Pejë, bëhen për spital

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale në vendin e punës janë rrahur mes vete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Pejë.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje verbale në vendin e punës janë rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë intervistuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version