Telegrafi

Rrihen disa persona në Deçan, arrestohet një i dyshuar

Foto: Ilustrim

Disa persona janë rrahur mes vete ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. 

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00, në Deçan.

Tutje në raport bëhet e ditur se njësitë policore në vendin e ngjarja kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

“Është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave dhe për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në raport.

Gjithashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar.

“Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 50 copë fishekë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/