Telegrafi

Rrëzohet një helikopter pranë një kopshti të fëmijëve jo larg Kievit – raportohet për të vdekur

Një helikopter raportohet të jetë rrëzuar, pranë një kopshti të fëmijëve në qytetin ukrainas Brovary në afërsi të Kievit.

Guvernatori i Kievit ka bërë të ditur se ka viktima në vendin e ngjarjes, dhe se fëmijët gjendeshin brenda kopshtit në momentin e rrëzimit të helikopterit, transmeton Telegrafi.

Edhe zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar lajmin për rrëzimin e fluturakes në afërsi të Kievit.

Pamjet amatore shfaqin copëzat e fluturakes në tokë, si dhe zjarri që kishte shpërthyer si pasojë e rënies pranë një kopshti të fëmijëve.

“Në momentin e tragjedisë në kopsht ishin fëmijët dhe personeli. Të gjithë janë evakuuar”, tha deklaruar guvernatori i Kievit.

E ndihmësi i presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko, tha se ekipet emergjente kanë në vendin e ngjarjes dhe po informohen për viktima.

“Jemi duke kërkuar informacione për viktimat dhe rrethanat se si ndodhi rrëzimi”, shtoi Tymoshenko. /Telegrafi/