Një përgjues ushtarak rus, MIG-31 u rrëzua gjatë fluturimit stërvitor mbi gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë.
Kështu ka njoftuar marina ruse e Paqësorit, e cila nuk ka dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.
Aktualisht ekipet e shpëtimit janë në kërkim të ekuipazhit, raporton skynews.
The MiG-31 fighter crashed over the waters of Avacha Gulf in Kamchatka during a training flight, Russian media reported. pic.twitter.com/bTTDDOSkvm
— NEXTA (@nexta_tv) July 4, 2023
Aeroplani nuk bartte municion, njoftoi agjencia ruse e lajmeve.
Theksojmë se rusët kanë një ndër flotat ajrore më të vjetra dhe shpeshherë janë cak i aksidenteve.
Ndryshe, Rusia tashmë ka humbur një numër të madh të aeroplanëve gjatë pushtimit të shtetit ukrainas. /Telegrafi/