Site icon Telegrafi

Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në rajonin e Khersonit – ukrainasit publikojnë video prej vendit të ngjarjes

Forcat ukrainase kanë rrëzuar edhe një aeroplan rus brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Një aeroplan luftarak rus, Su-34 raportohet se është rrëzuar në pjesën e pushtuar të rajonit Kherson.

Aeroplani u rrëzua në lagjen Henichesk ndërsa dëshmitarët okularë kanë publikuar video nga vendi i rrëzimit.

Lexo po ashtu Ukrainasit rrëzojnë “aeroplanin e modernizuar rus” – publikojnë pamjet

Kanali “The Crimean Wind” në Telegram raporton se rus Su-34 u zhduk nga ekranet e radarëve pasi lëshoi një raketë.

Kjo dyshohet se ka ndodhur “në një lartësi prej 2000 metrash mbi rrethin Henichesk”.

Theksojmë se ky është aeroplani i nëntë i rrëzuar i Forcave të Armatosura Ruse në tetë ditët e fundit.

Ndryshe, Forcat Ajrore të Ukrainës dje konfirmuan rrëzimin e aeroplanit rus të zbulimit të radarëve me rreze të gjatë A-50. /Telegrafi/

Exit mobile version