Site icon Telegrafi

Rrëzohet nga një objekt ndërtimi – punëtori nga Suhareka pëson lëndime të rënda në kokë

Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur të dilenë në Suharekë rreth orës 18:40.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version