Telegrafi

Rrëzohet keq nga shkallët pasi nuk shikonte se ku po shkelte (Video)

Blerësja e një dyqani në Sichaun të Kinës, është rrëzuar keq nga shkallët, pasi nuk shikonte nga po hidhte hapat.

Derisa ishte e fokusuar në rrobat e ekspozuara, ajo shkeli aty ku përfundon dyshemeja dhe ra përjashta lokalit, me fytyrë për asfalti, transmeton Telegrafi.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, sepse kishte humbur ndjenjat nga tronditja në tru dhe kishte pesë brinjë të thyer.

Ende nuk dihet gjendja saj shëndetësore, ndërsa kanë filluar hetime për të zbuluar nëse shkallët ishin të rrezikshme apo ishte tërësisht faji saj. /Telegrafi/