Një video e një helikopteri ushtarak rus të rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit, është verifikuar nga BBC.
Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve reuters.
Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.
Është gjithashtu baza e aeroplanit më të madh të mallrave në botë – Mriya.
Ndryshe, forcat ruse tashmë një pjesë të mirë të shtetit ukrainas e kanë pushtuar dhe se janë drejt kryeqytetit të Kievit. /Telegrafi/
https://youtu.be/Y_Ph7iOJxU4?t=41