Telegrafi

Rrëzohet duke punuar në një objekt në ndërtim në Lipjan, dërgohet për tretman në QKUK

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është një person derisa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt  në ndërtim të lartë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 08:00 në Lipjan.

Personi i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/