Sot në rajonin e Belgorodit në Rusi që kufizohet me Ukrainën, është rrëzuar një aeroplan i madh transportues ushtarak i tipit Il-76.
Aeroplani u rrëzua në qarkun Korochansky, raportojnë mediat ruse duke mos specifikuar shkakun e rrëzimit, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e rrëzimit, që shfaq më pas një shpërthim tejet të fuqishëm.
Aeroplani Il-76 ka katër motor dhe shërben si aeroplan transportues, që është dizajnuar në epokën e Bashkimit Sovjetik dhe që deri më 1967 operoi si transportues mallrash, për t’u zëvendësuar më pas me Antonov An-12.
Brenda tij gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të burgosur, të cilët me gjasë ishin pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve. /Telegrafi/
/3. Video of the Il-76 crash in Belgorod region pic.twitter.com/ZPuBUO9QSZ
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) January 24, 2024