Dy persona janë rrëzuar nga lartësia e një objekti në ndërtim në të cilin punonin, një ditë më parë në Tiranë.
Policia tha se u arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
“Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, tha policia. /Telegrafi/