Site icon Telegrafi

Rrëzimi i Qeverisë – Vetëvendosje nis tubimin në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosja ka nisur tubimin me qytetarë në Prishtinë.

Kryetari i Qendrës në Prishtinë, Arben Vitia , tha që këto tubime nuk janë për të mbledhur vota, por, për të ndalur të keqen.

“Ky takim nuk është tubim elektoral, ne po mbajmë këto tubime për të ndalur të keqen. Ata që po largohen nuk kanë aspak faj, fajin e ka Qeveria. Kjo Qeveri, po i bën të mirë Serbisë, sepse qytetarët nuk kanë shpresë më për Kosovë”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.

Mes tjerash, Vitia tha që këta pushtetarë nuk mund t’i ndalë askush vetëm një tubim popullor.

“Këta pushtetarë punësuan çdo familjarë nëpër institucionet publike. Këta pushtetarë pa pikë fytyre po bëjnë thirrje që qytetarët të mos e braktisin vendin. Ata nuk e duan askënd, ata po i bën bashkë hajnia. Vetëm një tubim popullor mund t”i ndalë ata”, deklaroi ai.

Vetëvendosje, tubimet me qytetarë do t’i mbajë në çdo komunë të Kosovës.

Tubimin e parë VV e ka nisur nga Vushtrria./Telegrafi/

Kryetari i Qendrës së VV-së, në Prishtinë, Arben Vitia

 

Exit mobile version