Telegrafi

Rrezik tek ndërtesat në lagjen ‘Dardania’, nga erërat e forta bien pjesë nga lartësia e tyre

Policia e Kosovës së bashku me zjarrëfikësit janë duke qëndruar afër disa ndërtesave në lagjen ‘Dardania’ ku po largojnë qytetarët që të mos kalojnë andej.

Kjo pasi që nga erërat e forta nga këto ndërtesa kanë filluar të bien pjesë nga lartësia e tyre.

Ndryshe Telegrafi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë përgjigje nëse ka ndonjë të lënduar, por këta të fundit kanë qenë të paqasshëm./Telegrafi/