Telegrafi

Rreth 20 për qind e tifozëve në Lihtenshtajn do të jenë shqiptarë

Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1.200 bileta për ndeshjen kundër Lihtenshtajnit që zhvillohet me 6 tetor në Vaduz.

Në një nga stadiumet më të vogla që Shqipëria ka luajtur ndonjëherë një ndeshje ndërkombëtare, numri i shqiptarëve do jetë relativisht i lartë.

Federata Shqiptare e Futbollit pas negociatave me homologët e Lihtenshtajnit ka arritur të sigurojë 1.200 bileta për këtë sfida rreth 20 për qind të stadiumit ndërkohë që rregullorja nuk parashikon më shumë se 5 për qind të kapacitetit, shkruan Supersport.

Lexo po ashtu Tifozët detyrohen të zgjedhin kë të shikojnë, Shqipërinë ose Kosovën!

Lajmi është pritur me entuziazëm nga pala shqiptare që është e bindur se kërkesat për këtë sfidë në qendër të Evropës, do jenë shumë të larta.

FSHF është duke menduar që shumicën e biletave t’ia japë në dispozicion grupimit Tifozat Kuqezi ndërkohë që nga ana tjetër parashikohet që shumë shqiptarë që jetojnë ne Francë ose Gjermani të jenë të pranishëm në këtë sfidë.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë me rezultatin 2-1 ndërkohë që Lihtenshtajni humbi 8-0 në Spanjë dhe realisht objektivat e kësaj skuadre janë modeste.