Turqia dhe Egjipti kanë rënë dakord që rreth 1000 pacientë me kancer dhe civilë të tjerë të lënduar që kanë nevojë për kujdes urgjent në Gaza, të dërgohen në Turqi për trajtim
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha të enjten se Ankaraja ishte e përgatitur të sillte pacientë me kancer nga spitali i “Miqësisë Turko-Palestineze” në Gaza, i vetmi spital për trajtimin e kancerit në enklavë, i cili doli jashtë shërbimit pasi i mbaroi karburanti.
Dhe sot, Koca tha se kishte një bisedë telefonike me homologun egjiptian, ku diskutuan për këtë çështje.
I have spoken to the Minister of Health of Egypt. There are important developments.
I had a meeting with my dear friend, Khaled Abdel Ghaffar, the Minister of Health of Egypt about jointly healing the wounds of our brothers and sisters in Gaza, who are unable to access health…
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) November 5, 2023
“Përpjekjet tona vazhdojnë për pothuajse 1000 pacientë, veçanërisht pacientë me kancer që po trajtoheshin në spitalin e Miqësisë Turqi-Palestine në Gaza, të cilit iu desh të ndërprisnin operacionet e tyre, si dhe për personat e plagosur që kanë nevojë për kujdes urgjent të sillen në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah”, shkroi ai në platformën X.
“Më pas, po planifikohet që të sëmurët me kancer dhe ata në kushte emergjente të transferohen në vendin tonë me aeroplanë ambulancash dhe anije spitalore”, shtoi ministri turk.
Të martën, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë gjithashtu se planifikonin të trajtonin 1000 fëmijë palestinezë nga Gaza, pa thënë se si do të largoheshin nga enklava për në shtetin e Gjirit. /Telegrafi/