Telegrafi

Rreth 100 refugjatë në javë arrijnë ta kalojnë ilegalisht kufirin Maqedoni – Greqi

Më së paku 100 refugjatë arrijnë që të kalojnë ilegalisht kufirin Maqedoni – Greqi, thotë policia kufitare e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas zyrtarëve kufitar, kalimet ilegale janë ulur krahasuar me muajin e kaluar, ndërkaq situata në Gjevgjeli është nën kontrollë dhe se nuk ka rrezik nga shpërthimi i gardhit metalik.

Refugjatët më së shpeshti janë munduar që të kalojnë në ndonjë pjesë kufitare ilegale në fshatrat Moin, Bogorodicë dhe Selemli, ku është forcuar kontrolli.

Tani për tani, në qendran tranyite Vinojug ka rreth 130 refugjatë, kurse sipas Komitetit të Helsinkit, ka mungesë të ushqimeve dhe veshmbathjeve për refugjatët./Telegrafi/