Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të Lojërave Olimpike shtetit të Kosovës.
Ajo fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.
Por, duket se mediat serbe nuk po munden të kapërdijnë këtë fakt dhe po vazhdojnë me gënjeshtrat e tyre.
Një e fundit bën fjalë për refuzimin që kinse i ka bërë xhudistja kosovare komisionit anti-doping, ku sipas tyre, ajo nuk ka pranuar të bëj testin dy muaj më parë në Francë, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në shtetin francez dhe i referohen burimeve brenda federatës së ndërkombëtare të xhudos.
“Kontrolli është kërkuar të kryhet në muajin qershor në Francë. Por, xhudisjta dhe trajneri nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen testit”, ka thënë burimi i afërt me Federatën Botërore të Xhudos.
Kujtojmë se ditë më parë organizatorët e Lojërave Olimpike të Rios kanë pezulluar një numër të madh të sportistësh rusë për shkak të skandalit të dopingut. /Telegrafi/