Telegrafi

Rrëmbyen një burrë – arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona, dy gra dhe një burrë janë arrestuar pasditen e së shtunës në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer një person.

Policia njofton se lidhur me rastin kanë nisur hetime intensive.

“Prishtinë 16.04.2022-16:57. Janë arrestuar tre të dyshuar (dy femra dhe një mashkull) kosovar-e nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprës së cekur duke rrëmbyer me forcë viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitet policore janë në duke kryer hetime intensive”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/