Telegrafi

Rrëmbimi i që ndodhi në Podujevë, arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të arrestojë dy personat të cilët sot gjatë ditës nën kërcënimin e armës rrëmbyen dy persona në Podujevë.

“Sot nga njësitet policore të stacionit të Podujeves,të mbështetur dhe nga njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në fshatin Llapashticë të Podujevës, saktësisht në një restorant, ku nga persona të dyshuar nën kërcënimin e armës, janë rrëmbyer dy persona.

Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar:

F. L, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe

I. L, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Viktimat e rastit janë liruar nga të dyshuarit, ndërkohë që personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/