Telegrafi

Rrëmbeu dhe dhunoi të riun në Krujë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 22 vjeçar nga Fushë Kruja nën akuzën e heqjes në mënyrë të paligjshme të lirisë dhe dhunës.

22-vjeçari D. H. akuzohet se për motive të dobëta kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

Shtetasi D. H. i ka marrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/