Site icon Telegrafi

Rrëmbehen kryetari i qytetit ukrainas Skadovsk dhe zëvendësi i tij

Kryetaru u Skadovsk, qyteti port në rajonin e Khersonit në Ukrainë është rrëmbyer, ka njoftuar ministri i Jashtëm ukrainas.

Oleksandr Yakovleyv dhe zëvendësi i tij Yurii Palykh, besohet se janë rrëmbyer sot, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjenerali i pensionuar amerikan: Forcat ruse janë në telashe, 10 ditë e ardhshme do të jenë vendimtare

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e tërë rajonit të Khersonit, pasi futi trupat nëpër qytete që nga fillimi i pushtimit rus.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë ukrainas, raportohet se janë rrëmbyer që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version