Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë rrëmbyer sot rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga disa persona.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se viktimat gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë.
“Sot kemi pranuar informatën se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur.
Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë.
Policia e stacionit të Podujevës në bashkëpunim me njësitet tjera policore po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/