Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka arrestuar katër persona në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti.
Si pasoj e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/